Ministri Krasniqi letër Bërnabiqit, e fton në takim për të diskutuar për pakicat në Kosovë dhe për pakicën serbe

  • E.K /
  • 18 February 2023 - 11:08
Ministri Krasniqi letër Bërnabiqit, e fton në takim për të diskutuar për pakicat në Kosovë dhe për pakicën serbe

Ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Elbert Kransniqi, ka treguar se i ka dërguar një letër kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, përmes të cilës i ka kërkuar një takim për të diskutuar për çështjen e pakicave dhe dhe në veçanti për pakicën serbe, raporton “Kosova Sot Online”.

Krasniqi thotë se një ftesë e tij për Bërnabiq vjen pas deklaratës së kësaj të fundit se “Serbia është vend model për garantimin e lirive dhe të drejtave të pakicave”.

Njoftimi i plotë:

Letër dhe ftesë për Kryeministren e Serbisë, Ana Brnabić.

Javë më parë, Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić, deklaroi se Serbia është vendi model për garantimin e lirive dhe të drejtave për pakicat, duke veçuar kështu Këshillet Kombëtare të pakicave si mekanizmi më i mirë i respektimit të të drejtave të pakicave kombëtare në Serbi. Nisur nga kjo deklaratë e kam ftuar Kryeministren Brnabić në takim për të diskutuar për një model të tillë për pakicat në Kosovë dhe në veçanti për pakicën serbe.

Më poshtë gjeni letrën e plotë. Ftesa mbetet publike dhe ne mbesim të hapur për diskutim.

(Kosova Sot Online)