34-vjeçari shpëtohet pasi qëndroi 12 ditë nën rrënoja, takon vajzën e tij të lindur në natën e tërmetit

  • E.K /
  • 18 February 2023 - 11:49
34-vjeçari shpëtohet pasi qëndroi 12 ditë nën rrënoja, takon vajzën e tij të lindur në natën e tërmetit

34-vjeçari, Mustafa Avcı, pas 12 ditësh është nxjerrur nga rrënojat, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai u takua me bashkëshorten dhe vajzën e tij, e cila lindi rreth 3 orë pas lëkundjes së parë.

“Nuk e besoja se do të dilja i gjallë. Kam humbur nënën, babanë. Mendoja se kishte vdekur edhe bashkëshortja me vajzën e porsalindur. Falenderoj Zotin. Kam pak dhimbje, por ndjehem sikur kam rilindur”, u shpreh Mustafa Avcı.

(Kosova Sot Online)