Kurti takohet me Scholzin, " Kosova si vend pro-evropian dhe pro-amerikan, mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në dialog"

  • E.K /
  • 18 February 2023 - 13:46
Kurti takohet me Scholzin,

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gër​valla, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, u takua me Kancelarin e Republikës Federale Gjermane, Olaf Scholz dhe ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Catherine Colonna, transmeton "Kosova Sot Online".

Sic njofton kryeministria në këtë takim është biseduar për raportet Kosovë-Serbi dhe për përgatitjet që po bëhen për takimin e radhës në Bruksel.

“Duke i falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin e drejtpërdrejtë të Gjermanisë dhe Francës, Kryeministri Kurti tha se Republika e Kosovës, si vend pro-evropian dhe pro-amerikan, mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në dialog teksa dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrim në BE dhe NATO”, thuhet në njofitm.

(Kosova Sot Online)