Vuçiq takohet me Borrellin në Mynih, "Serbia kritikohet ashpër"

  • E.K /
  • 18 February 2023 - 14:27
Vuçiq takohet me Borrellin në Mynih,

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vuçiq tha se në takim me Borellin kanë folur për përgatitjet për dialogun Kosovë-Serbi dhe shtoi se po i bëhet shumë presion Serbisë për t’i vendosur sanksione Rusisë.

Ai ka shkruar se bisedimet do të fillojnë së shpejti.

“Bisedë me Josep Borell dhe përgatitje për vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë. Serbia kritikohet ashpër se nuk ka vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse. Bisedimet do të vazhdojnë së shpejti”, tha ai.

(Kosova Sot Online)