Kurti e Osmani takohen me senatorë amerikanë në Konferencën e Mynihut në Gjermani

  • E.K /
  • 18 February 2023 - 15:30
Kurti e Osmani takohen me senatorë amerikanë në Konferencën e Mynihut në Gjermani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti janë duke marrë pjesë në Konferencën për Siguri që po mbahet në Mynih të Gjermanisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në takime të ndara, Osmani e Kurti takuan senatoren amerikane Jeanne Shaheen, me të cilët diskutuan për marrëdhëniet Kosovë-SHBA.

“Kënaqësi ta takoja Senatoren Shaheen në Konferencën e Sigurisë në Mynih. E falënderova për angazhimin dhe mbështetjen për Republikën e Kosovës. Vendosmëria jonë për të thelluar më tej partneritetin dhe bashkëpunimin tonë strategjik është bërë më e fortë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

“Takimi i shkëlqyer me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Chris Van Hollen, në të cilin rikonfirmuam lidhjen e fortë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Biseduam për progresin e Kosovës në sundimin e ligjit dhe rritjen ekonomike dhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)