Kurti me dy senatorë amerikanë për dialogun dhe propozimin franko-gjerman: Do të ketë angazhim konstruktiv

  • E.K /
  • 18 February 2023 - 16:32
Kurti me dy senatorë amerikanë për dialogun dhe propozimin franko-gjerman: Do të ketë angazhim konstruktiv

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ka takuar edhe dy senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Chris Van Hollen, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lidhur me dialogun për normalizim me Serbinë dhe propozimin evropian, Kurti ka thënë se Kosova do të ketë angazhim konstruktiv në këtë proces.

Kurti falënderoi senatorët Shaheen dhe Van Hollen për ndihmën, mbështetjen e vazhdueshëm të tyre dhe të ShBA-ve për Kosovën.

(Kosova Sot Online)