Kryediplomati austriak: Është qetësuese të dëgjosh për lëvizje pozitive në dialogun Beograd-Prishtinë

  • E.K /
  • 18 February 2023 - 17:45
Kryediplomati austriak: Është qetësuese të dëgjosh për lëvizje pozitive në dialogun Beograd-Prishtinë

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, pas takimit me homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla, ka thënë se ndihet i qetësuar se ka lëvizje pozitive në dialogun Kosovë-Serbi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka shkruar se është me rëndësi që Kosova dhe Serbia t’i zbatojnë detyrimet për të cilat kanë premtuar.

Ai ka uruar edhe 15 vjetorin e shtetësisë së Kosovës.

“Mirë që po e shoh miken time Donika Gërvalla Shcëarz në Konferencën për Siguri në Mynih – urime për 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Është qetësuese të dëgjosh për lëvizje pozitive në dialogun Beograd-Prishtinë, e rëndësishme që të dyja palët të zbatojnë detyrimet për të cilat u zotuan”, ka shkruar ai në Tëitter.

(Kosova Sot Online)