Digjet një shtëpi në këtë fshat të Kosovës

  • A.P /
  • 19 February 2023 - 09:44
Digjet një shtëpi në këtë fshat të Kosovës

Raportohet se është djegur tërësisht, një shtëpi në fshatin Bubavec të Malishevës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia njofton se rrethanat janë ende të panjohura dhe se vlera e dëmit ende nuk dihet.

“INCIDENT ZJARRI- Fsh. Bubavec, Malishevë 18.02.2023 – 19:44.  Në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri shtëpia e ankuesit mashkull kosovar, shtëpia është djegur në tërësi. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, vlera e dëmit nuk dihet. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)