Mustafa: SHBA, Gjermania dhe Franca i ndihmuan Kurtit të vijë në pushtet

  • A.P /
  • 19 February 2023 - 10:21
Mustafa: SHBA, Gjermania dhe Franca i ndihmuan Kurtit të vijë në pushtet

Kosova 15 vjet më vonë, në 30 vjetorin e pavarësisë, mund të bëhet anëtare e NATO-s dhe OKB-së, por dyshoj se deri atëherë mund të hyjë në Bashkimin Europian., ka theksuar Isa Mustafa, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për këtë ‘parashikim’ qysh tani meritat ia lë SHBA’së, por nuk heziton të kritikojë ndaj Washingtonit, Berlinit e Parisit që, sipas tij, e kanë ndihmuar Kurtin të vijë në pushtet.

“Pa të keqe duhet ta them se Kurti i ka marrë votat nga qytetarët që të kundërshtojë Perëndimin”, thotë Mustafa kur pyetet nëse po sheh përplasje mes Kurtit dhe qeverive perëndimore që po bëjnë presion për marrëveshje me Serbinë.

“Është përkrahur nga Gjermania, Franca por jo pak edhe nga SHBA për të ardhur në pushtet. Prandaj, vetëm këta e dinë tani se çfarë kanë dhe si qëndrojnë ndërmjet veti, a e kanë seriozisht apo po luajnë lojëra”, ka theksuar Mustafa.

(Kosova Sot Online)