Dëmtuan pasqyrën e veturës, dy të arrestuar në Gjakovë

  • A.P /
  • 19 February 2023 - 10:43
Dëmtuan pasqyrën e veturës, dy të arrestuar në Gjakovë

Në Gjakovë, dy persona janë arrestuar dje në rrugën “Gasper Karaqi” pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje në komunikacion, e kanë kërcënuar një person dhe ia kanë dëmtuar pasqyrën e veturës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“KANOSJE & ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË- Rr. Gasper Karaqi, Gjakovë 18.02.2023 – 23:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje në komunikacion kanë kanosur me armë viktimën mashkull  kosovar dhe i kanë dëmtuar një pasqyrë të veturës. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)