Borrell: Ja kur do të takohen Kurti dhe Vuçiq

  • A.P /
  • 19 February 2023 - 12:01
Borrell: Ja kur do të takohen Kurti dhe Vuçiq

Pas bisedimeve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, është deklaruar kryediplomati evropian, Josep Borell,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Borell tha se bashkë me Kurtin kanë folur për propozimin evropian.

Ai madje tregoi se Kurti dhe Vuçiq do të takohen më 27 shkurt.

“Unë u takova me Kurtin në Konferencën e Sigurisë në Mynih për të diskutuar nevojën për të avancuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, i cili është kyç në rrugën e Kosovës drejt BE-së. Do të takohemi në Bruksel për një dialog të nivelit të lartë në 27 shkurt, ka shkruar Borrell në Twitter.

(Kosova Sot Online)