Mbyllet një xhami në këtë vend të Kosovës

  • A.P /
  • 19 February 2023 - 12:05
Mbyllet një xhami në këtë vend të Kosovës

Pas një përleshje mes dy palësh, të cilët ishin pro dhe kundër hoxhës së ri në fshat, që u emërua nga Bashkësia Islame e Kosovës, xhamia në fshatin Halabak të Podujevës është mbyllur përkohësisht, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Si rezultat i tensionimit të situatës, kjo xhami mbyllet përkohësisht, deri në një vendim tjetër nga ana e KBI-së Podujevë. Vendimi nxirret pas koordinimit edhe me Kryesinë e BIRK”, thuhet në vendimin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Podujevës, të vendosur në derën kryesore të xhamisë.

Tutje në vendim i kërkohet xhematit që faljen e namazeve përkohësisht ta bëjnë në xhamitë e tjera përreth.

“Ftojmë për unitet, falje e mirëkuptim!”, përfundon vendimi.

(Kosova Sot Online)