Gjukanoviq: Prishtina e Beogradi nuk kanë rrugë tjetër drejt marrëveshjes

  • A.P /
  • 19 February 2023 - 12:30
Gjukanoviq: Prishtina e Beogradi nuk kanë rrugë tjetër drejt marrëveshjes

Fakti që Kosova e Serbia e kanë pranuar dokumentin bazë të planit franko-gjerman, është një hap para, ka thënë presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se Prishtina e Beogradi nuk kanë rrugë tjetër drejt marrëveshjes.

“Nuk ka rrugë tjetër drejt marrëveshjes. Të gjitha idetë tjera, si ruajtja e një konflikti të ngrirë, në fakt janë funksione të doktrinës së shkatërrimit ndaj Evropës dhe ndaj Ballkanit Perëndimor si rajon evropian”, ka thënë Gjukanoviq për “Dw”, ndërsa po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munich.

Ai ka thënë se në ditët në vijim “do të vazhdojnë diskutimet për dokumentin shoqërues, planin e zbatimit”. Ai ka shpresë se do të arrihet një marrëveshje.

Më 27 shkurt në Bruksel do të zhvillohet rundi i radhës i dialogut Kosovë – Serbi. Do të ketë takim të nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

(Kosova Sot Online)