Gjuriq: Fati i popullit serb po vendoset në të gjitha pjesët e hapësirës sonë historike

  • A.P /
  • 19 February 2023 - 12:42
Gjuriq: Fati i popullit serb po vendoset në të gjitha pjesët e hapësirës sonë historike

Edhe nga pozita e ambasadorit duke e promovuar ekspanziozmin ndaj shteteve të pavarura ku ka edhe serbë, po propgandon ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Beogradi e ka publikuar idenë e ”Botës Serbe“ duke pasur aspirata territoriale e kulturore ndaj Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës si dhe Malit të Zi.

E Gjuriq po përpiqet që idetë shoviniste t’ia paraqesë edhe opinionit amerikan.

”Jemi në një pikë kthese të historisë kur fati i popullit serb po vendoset në të gjitha pjesët e hapësirës sonë historike etnike – nga Beogradi, fusha jonë veriore, në Kosovë dhe në pjesë të tjera të ish-Jugosllavisë ku jetojnë serbët“, ka shkruar Gjuriq në Twitter.

(Kosova Sot Online)