Rreth 3 mijë banorë nga ky qytet i Kosovës mbesin pa rrymë

  • A.P /
  • 19 February 2023 - 13:34
Rreth 3 mijë banorë nga ky qytet i Kosovës mbesin pa rrymë

KEDS njofton që dalja Sllovisë dhe një pjesë e daljes së Konjuhit, që të dyja në Komunë të Lipjanit janë në prishje. Të dy daljet janë nëntokësore  për çka nevojitet prerje e asfaltit për ti rregulluar. Fatkeqësisht, Komuna e Lipjanit nuk po jep leje që ato të sanohen, duke bërë që mbi 3 mijë konsumatorë të mbesin pa energji elektrike. 

KEDS është i gatshëm të intervenojë dhe ti sanojë ato në momentin që të merr lejet përkatëse. 

Daljet janë prishur nga mingarkesat. Fillimisht ishte prishur një pjesë e daljes së Konjuhit, para rreth një muaji. Komuna nga atëherë nuk ka dhënë leje për intervenim. Për të mos i lënë konsumatorët pa energji në pikun e dimrit, KEDS e kishte transferuar furnizimin e tyre në dy dalje tjera. Por, për shkak që komuna nuk dha leje kohë të gjatë, kjo ka bërë që të mbingarkohet edhe dalja e Sllovisë, duke u shkaktuar prishje edhe aty. Tash, komuna nuk po jep leje për asnjërën që të sanohet.

(Kosova Sot Online)