Vdes në moshë të re një vajzë nga Kosova

  • A.P /
  • 19 February 2023 - 18:00
Vdes në moshë të re një vajzë nga Kosova

Raportohet se një vajzë nga Gjilani ka vdekur në moshë të re, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komunës, Alban Hyseni, i cili tha se e mori me pikëllim këtë lajm, ndërsa u shprehu ngushëllime familjarëve të saj.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta në moshë aq të re të bashkëqytetares sonë, Blediona (Behar) Muji”, shkroi Hyseni.

“Ngushëllimet më të përzemërta për familjarët, miqtë e dashamirët e së ndjerës. Bashkëndjejmë me ju në këto kohë të vështira”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)