Sherr me karrige e tavolina, shqiptarët e pësojnë keq në një klub nate

  • E.K /
  • 20 February 2023 - 09:26
Sherr me karrige e tavolina, shqiptarët e pësojnë keq në një klub nate

Një grup shqiptarësh dhe rumunësh janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin në një klub nate në Greqi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Dy grupet kanë pasur një përplasje të fortë verbale deri në momentin që ka filluar sherri fizik.

Gjatë konfliktit fizik u përdorën dhe sende të forta si karriget e tavolinat e klubit.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka kryer arrestime, por që më pas janë liruar.

(Kosova Sot Online)