Ish-ministri serb: Kurti s’do të pranojë formimin e Asociacionit në takimin e 27 shkurtit

  • E.K /
  • 20 February 2023 - 09:56
Ish-ministri serb: Kurti s’do të pranojë formimin e Asociacionit në takimin e 27 shkurtit

Ish-ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Shutanovac, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk do ta pranojë formimin e Asociacionit në takimin më 27 shkurt në Bruksel, ku do të marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Kurti ëndërronte të ishte presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe tani ka vendosur të bëhet (revolucionar) si Che Guevara dhe të vuajë në duart e Perëndimit”, tha Shutanovac.

“Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti”, thuhet në komunikatën e Bashkimit Evropian.

Shutanovaci ka thënë tutje se “është i bindur se Asociacioni i Komunave Serbe do të formohet pa Kurtin”.

(Kosova Sot Online)