Haki Abazi nesër do të intervistohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës

  • E.K /
  • 20 February 2023 - 10:29
Haki Abazi nesër do të intervistohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës

Deputeti i VV-së, Haki Abazi, nesër do të intervistohet lidhur për deklaratat që ka dhënë disa ditë më parë në lidhje me rastin Dehari, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Nesër në ora 10:00, është caktuar intervista”, ka thënë Abazi.

“Nuk besoj që kamerat mund të gënjejnë se çfarë ka ndodhur. Prokuroria duhet të marrë në pyetje kryeministrin Kurti, Dejona Mihalin, Albulena Haxhiun, Nazlie Balaj dhe Flutura Gogaj-Bajrami. Rasti i Astrit Deharit është shumë i rëndë për t’u mbajtur mbi supet e qytetarëve. Rrugët janë të qarta se si duhet të bëhet kjo punë”, tha Abazi.

Ai tha se kërkohen videoincizimet për “të konfirmuar se kush i ka zhdukur mostrat e rastit Dehari”.

“Audioinzicimet konfirmojnë diskutimin ndërmjet Saranda Bogujevcit, Mimoza Kusarit dhe Dojona Mihajlit për ngulfatjen e zërit të deputetëve përbrenda parlamentit. Video-incizimet janë ato të cilat ju duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e rastit Dehari”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)