Avokati i familjes Dehari kërkon t’i lejohet pjesëmarrja në intervistimin e Haki Abazit

  • E.K /
  • 20 February 2023 - 11:07
Avokati i familjes Dehari kërkon t’i lejohet pjesëmarrja në intervistimin e Haki Abazit

Tomë Gashi, avokati i familjes Dehari, ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që t’i lejohet pjesëmarrja gjatë intervistimit të deputetit të VV-së, Haki Abazi, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Në cilësin e përfaqesuesit juridik të familjes Dehari sot me shkrim kam kërkuar që të marr pjesë gjatë marrjes në pyetje të tij në Prokurori”, ka thënë sot avokati Gashi.

Deputeti Abazi ka akuzuar partinë e tij, duke thënë se ekzistojnë video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Astrit Dehari.

Abazi ka folur për disa video-incizime, të cilat sipas tij, “konfirmojnë se kush i ka mostrat e rastit Dehari”.

(Kosova Sot Online)