Vritet me plumb një 34 vjeçar, “mollë sherri” një vajzë

  • E.K /
  • 20 February 2023 - 11:52
Vritet me plumb një 34 vjeçar, “mollë sherri” një vajzë

Një grek ka vrarë me armë zjarri 34-vjeçarin shqiptar në një lokal në zonën e Skylabela, në Mykonos, përcjell “Kosova Sot Online”.

Raportohet se 33-vjeçari më herët ishte përleshur me 34-vjeçarin shqiptar për një vajzë.

Pas përleshjes 33-vjeçari ka shkuar në shtëpi, ka marrë një pushkë dhe është kthyer në lokal ku ka qëlluar dhe vrarë me plumb në kokë shqiptarin.

Pas krimit të bërë vrasësi është vetëdorëzuar në polici.

(Kosova Sot Online)