Bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipja: Takohemi një herë në muaj, komunikimin me Rexhën e kemi të përditshëm

  • E.K /
  • 20 February 2023 - 14:19
Bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipja: Takohemi një herë në muaj, komunikimin me Rexhën e kemi të përditshëm

Shqipe Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit që ndodhet në Hagë, tha se kjo Gjykatë po i mban padrejtësisht në burg vetëm shqiptarët, ndërsa serbët janë të lirë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Selimi ka treguar se me bashkëshortin e saj bisedojnë çdo ditë, ndërsa takohen njëherë në muaj dhe komunikojnë edhe përmes videos.

Ajo ka uruar që fundi i këtij gjykimi të jetë në favor të shqiptarëve.

“Ka dy vit që festa e Pavarësisë na gjen të ndarë. Gjykata në Hagë padrejtësisht po mban brenda në burg vetëm shqiptarët dhe serbët rrinë të lirë. Urojmë që fundi i kësaj gjykimi të jetë në favor të shqiptarëve. Komunikimin me Rexhën e kemi të përditshëm. Kemi vizita periodike mujore. Takohemi njëherë në muaj. Kemi komunikim dhe me video. Sipas Rexhës që më ka treguar, secili e kanë dhomën e vet, por kanë dhe një sallon të përbashkët”- tha ajo.

“Politika e Kosovës ishte ajo që themeloi Gjykatën në Hagë, që nuk duhej të ishte themeluar fare. Ministria e Drejtësisë bën pagesat për udhëtimin, qëndrimin fjetjen për familjarët që vizitojnë të burgosurit”-deklaroi ajo.

“Unë dhe fëmijët e mi i dhamë një shtyrje Rexhës që edhe atje të merret me piktura dhe atje. Kur shkoi në Hagë i ofruan mundësi që të merrej dhe me pikturë”-përfundoi Selimi.

(Kosova Sot Online)