Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi: Takim i rëndësishëm dhe inkurajues mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel

  • E.K /
  • 20 February 2023 - 15:10
Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi: Takim i rëndësishëm dhe inkurajues mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel

Kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka ftuar në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq më datë 27 shkurt në Bruksel, përcjell “Kosova Sot Online”.

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret, ka thënë se është e rëndësishme dhe inkurajuese që së shpejti do të mbahet takimi në mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel ku do të diskutohet edhe propozimi evropian.

“Të gjithë liderët e Bashkimit Evropian (BE) kanë dërguar një mesazh shumë të fortë ditët e fundit se kjo është një mundësi historike dhe kjo është arsyeja pse ne kemi pritshmëri të mëdha që të mund të përparojmë në procesin e normalizimit dhe presim rezultatet e atij takimi”, tha ai, raportojnë mediat serbe.

(Kosova Sot Online)