34-vjeçari shqiptar vr'itet pas sherrit për një vajzë

  • A.P /
  • 20 February 2023 - 15:56
34-vjeçari shqiptar vr'itet pas sherrit për një vajzë

Në një lokal në zonën Skylambela të Mykonos, nga vrasja e 34-vjeçari shqiptar Visar Dakrama,  janë zbardhur detaje të reja, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas raportimeve nga mediat greke, mësohet se të afërm të tij kanë treguar se babai i tij ishte polic në Shqipëri, ndërsa vëllai i tij jeton prej kohësh në Angli, i cili merret me ndërtim.

Për shumë vite Visar Dakrama punonte në ishull si elektricist, e në të njëjtën kohë, sipas informacioneve të protothema.gr , 34-vjeçari kishte arritur të ndërtonte një shtëpi luksoze në Chora, të cilën ua jepte me qira turistëve për 800 euro nata, gjatë muajve të verës.

Shtëpia që viktima ka blerë në Ornos i ka kushtuar 150 mijë euro. Ai arriti ta rinovonte, madje vendosi një pishinë të vogël në tarracën e tij për të rritur vlerën e blerjes së pronës dhe për ta dhënë me qira me çmim të lartë për turistët.

(Kosova Sot Online)