Murati: Ja sa punëkërkues janë regjistruar

  • A.P /
  • 20 February 2023 - 16:51
Murati: Ja sa punëkërkues janë regjistruar

2 mijë punëkërkues janë regjistruar në “Superpuna”, ka deklaruar ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Superpuna” është një nismë qeveritare që ia garanton të rinjve pagën 250 euro neto për gjashtë muaj.

“Të gjithë të rinjtë e moshave 18-25 vjeçare që janë në kërkim të një vendi pune, kanë mundësinë të regjistrohen dhe të gjejnë një vend pune me pagë të garantuar nga shteti”, thuhet në postimin e “Superpunës” të shpërndarë nga ministri Murati.

(Kosova Sot Online)