Zbulohen detaje: Ja si u takua Vlora Çitaku me ish-agjentin McGonigal

  • A.P /
  • 20 February 2023 - 18:13
Zbulohen detaje: Ja si u takua Vlora Çitaku me ish-agjentin McGonigal

Nënkryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku për “lidhjet” me Charles McGonigal, ish-zyrtarin e lartë të kundërzbulimit në FBI, i cili u arrestua pasi dyshohet se kishte marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe për lidhjet e tij me zyrtarë të tjerë në Shqipëri, po i kërkon llogari Lëvizja Vetëvendosje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Por, fotografitë e publikuara nga deputeti i LVV-së, Artan Abrashi ku shihet Vlora Çitaku dhe Charles McGonigal janë bërë në një ngjarje publike në FBI, gjatë kohës kur nënkryetarja e PDK-së shërbente si ambasadore e Kosovës në SHBA.

“Ambasadorja Vlora Çitaku foli dje në auditorin e Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) për rolin e domosdoshëm që SHBA-të luajnë në botë. SHBA-ja është një partner kyç për vende të ndryshme, përfshirë Kosovën, në luftimin e sfidave rajonale dhe globale”, thuhet në një postim të Ambasadës së Kosovës në Washington, më 5 tetor 2017.


(Kosova Sot Online)