Zbulohen detaje nga përballja Kurti-Vuçiq

  • A.P /
  • 20 February 2023 - 19:55
Zbulohen detaje nga përballja Kurti-Vuçiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, herën e fundit kur u takuan në Bruksel, ishte në nëntor të vitit 2022, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ata bartën me vete tensione dhe pasiguri lidhur me përdorimin e targave serbe në veri të Kosovës.

Në takimin e planifikuar për datën 27 shkurt, ata do të kenë përpara një propozim të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

Se cili do të jetë qëndrimi përfundimtar i tyre, nuk është e qartë, por spekulimet se a do ta pranojnë ose jo planin, kanë përfshirë opinionin publik të të dyja palëve.


(Kosova Sot Online)