Kurti i pret në aeroport pjesëtarët e FSK-së pas kthimit nga Turqia

  • A.P /
  • 20 February 2023 - 21:46
Kurti i pret në aeroport pjesëtarët e FSK-së pas kthimit nga Turqia

 Pas tërmeteve të 6 shkurtit që kanë lënë të vdekur mbi 40.000 njerëz, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë kthyer të hënën në Kosovë nga Turqia, ku kanë ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pjesëtarët në aeroportin Prishtinës janë pritur nga kryeministri, Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.

Ata gjithashtu u nderuan me medalje nga FSK-ja për punën e guximshme që kanë bërë në zonat e prekura nga tërmeti.

Kurti shprehu falënderimet dhe mirënjohjen për të gjithë pjesëtarët që ishin pjesë e operacione të kërkimit urban, mjekët dhe ata që u kujdesen për të plagosurit.

(Kosova Sot Online)