Salianji: Edi Rama sot do ishte në SHBA nën hetim

  • A.P /
  • 20 February 2023 - 23:00
Salianji: Edi Rama sot do ishte në SHBA nën hetim

Deputeti i PD, Ervin Salianji shprehet se Edi Rama do të ishte para drejtësisë amerikane, nëse s'do të ishte kryeministër. 

Salianji tha se Rama mbrohet nga imuniteti diplomatik. 

Ai theksoi se në aktakuzën e prokurorit të Distriktit të Kolumbias, në Uashington përmendet vetëm Edi Rama, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

"Në të gjithë rajonin, është Rama ai që është nyja. Në aktakuzën e prokurorit të Distriktit të Kolumbias, në Uashington përmendet vetëm Edi Rama. Përmendet qeveria e Bosnjes, e Kosovë, e Malit të Zi, por i vetmi me emër është kryeministri i Republikës së Shqipërisë i përmendur 14 herë. Ka shkelje të ligjit apo jo? Ka një rrjedhje të debatit në publik, duke thënë se ky nuk e ka shkelur shumë ligjin. Ky e ka shkelur ligjin dhe ky është në aktakuzën e prokurorit të Distriktit të Kolumbias. Nëse Edi Rama sot nuk do të ishte kryeministër dhe nuk do të mbrohej nga imuniteti, sot do ta kishe atje nën hetim", tha Salianji.  

(Kosova Sot Online)