Haki Abazi sot do të intervistohet nga Prokuroria për deklaratat rreth rastit Dehari

  • E.K /
  • 21 February 2023 - 07:57
Haki Abazi sot do të intervistohet nga Prokuroria për deklaratat rreth rastit Dehari

Deputeti i VV-së, Haki Abazi, do të intervistohet sot nga Prokuroria Speciale lidhur me deklaratat e tij për rastin e Astrit Dehari, përcjell “Kosova Sot Online”.

Abazi dje ka thënë se sot do të intervistohet në ora 10:00.

Abazi ka kërkuar javën e kaluar dhe kishte kërkuar nga Prokuroria që të merret në pyetje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML).

Abazi ditë ka thënë se ekzistojnë video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Astrit Dehari.

(Kosova Sot Online)