“Mostrat e Astrit Deharit mund të jenë zhdukur më herët se që është raportuar”

  • E.K /
  • 21 February 2023 - 08:36
“Mostrat e Astrit Deharit mund të jenë zhdukur më herët se që është raportuar”

Zv.ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se mostrat e gjakut të Astrit Deharit mund të jenë zhdukur shumë më herët se që është raportuar zyrtarisht, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sallahu ka thënë se sipas drejtorit të IML-së, kamerat e sigurisë edhe në momentin e raportimit të zhdukjes së mostrave kanë funksionuar normalisht.

“Mostrat e gjakut të Astrit Deharit janë parë në epruveta në tetor të vitit 2021 atëherë kur i janë dhënë institutit zviceran për raportin e dytë. Pra ka mundësi që lajmërimi i rastit me humbjen e mostrave nuk është i njëjtë. Pra mostrat mund të jenë zhdukur shumë më herët”.

“E njëjta gjë ka ndodhur edhe me mostrat e Astrit Deharit. Janë arkivuar pas përdorimit. Por ne jemi lajmëruar në dhjetor të vitit 2021 se mostrat e Astrit Deharit nuk janë, derisa mostrat po barteshin nga një frigorifer në një të ri”, deklaroi ndër të tjera Blerim Sallahu.

(Kosova Sot Online)