Ngjarje e trishtë: Gjendet i vdekur një 60 vjeçar, dyshohet se është vetëvarur

  • E.K /
  • 21 February 2023 - 08:52
Ngjarje e trishtë: Gjendet i vdekur një 60 vjeçar, dyshohet se është vetëvarur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Poshnje, Dimal, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në fshatin Poshnje, është gjetur në banesë nga familjarët pa shenja jete, i cili dyshohet se është vetëvarur shtetasi M.Ç., 60 vjeç.

Policia ka njoftuar se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhunë.

Grupi hetimor është duke e hetuar rastin.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Poshnje, Dimal është gjetur në banesë nga familjarët pa shenja jete dyshohet i vetëvarur shtetasi M.Ç., 60 vjeç.

Nga ekzaminimet paraprake mjeko-ligjore në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)