Rahovec: Ish - bashkëshorti ja merr gruas fëmijët dhe udhëton në Gjermani pa aprovimin e saj

  • E.K /
  • 21 February 2023 - 10:18
Rahovec: Ish - bashkëshorti ja merr gruas fëmijët dhe udhëton në Gjermani pa aprovimin e saj

Një grua në Rahovec ka raportuar në Polici se ish-bashkëshorti i saj ia ka marrë dy fëmijët e saj dhe ka udhëtuar për në Gjermani, pa aprovimin e saj, raporton “Kosova Sot Online”.

Në njoftimin e policisë thuhet se kujdestarinë për dy fëmijët e kishte gjyshja e tyre.

Kurse, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt

“MARRJA APO MBAJTJA E KUNDËRLIGJSHME E FËMIJËS- Rahovec 12.02.2023, 18:00. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se dy fëmijët e saj për të cilët e kishte kujdestarinë gjyshja e tyre, i kishte marr ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar dhe kishin udhëtuar në shtetin e Gjermanisë pa aprovimin e saj. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

(Kosova Sot Online)