Fillon intervistimi i Haki Abazit nga Prokuroria Speciale

  • E.K /
  • 21 February 2023 - 10:34
Fillon intervistimi i Haki Abazit nga Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale ka filluar intervistimin e deputetit të VV-së, Haki Abazi lidhur me deklaratat e tij për rastin e Astrit Dehari, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai kishte kërkuar nga Prokuroria që të merret në pyetje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML).

Po ashtu, Abazi kërkoi nga prokuroria të marr në pyetje edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun si dhe Dejona Mihalin, Nazlie Balajn dhe Flutura Gogaj Bajrami.

(Kosova Sot Online)