Osmani: FSK-ja është e përkushtuar për t’i ofruar mbështetje edhe kombeve mike

  • E.K /
  • 21 February 2023 - 12:22
Osmani: FSK-ja është e përkushtuar për t’i ofruar mbështetje edhe kombeve mike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka dekoruar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët morën pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit pas tërmetit në Turqi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani ka thënë se FSK-ja i ofron mbështetje edhe kombeve mike.

“Ushtarakët tanë janë përfshirë në operacionet e kërkim-shpëtimit duke punuar pa ndërprerë për t’i gjetur të mbijetuarit dhe për tu ofruar ndihmë të plagosurve”.

“Përpjekjet humanitare të ushtrisë sonë jo vetëm që i kanë ndihmuar njerëzit tanë por gjithashtu kanë dëshmuar kapacitetet e shtetit tonë për t’u dalë në ndihmë miqve. Veprimet e tyre kanë treguar se ushtria jo vetëm që është e aftë të mbrojë kombin tonë ndaj kërcënimeve të jashtme por gjithashtu është e përkushtuar për t’i ofruar mbështetje edhe kombeve mike”, tha Osmani.

(Kosova Sot Online)