Drogë e fshehur në mikrovale/ Arrestohet 40-vjeçarja shqiptarja në Greqi

  • E.K /
  • 21 February 2023 - 13:51
Drogë e fshehur në mikrovale/ Arrestohet 40-vjeçarja shqiptarja në Greqi

Një 40-vjeçare shqiptare është arrestuar, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike në Greqi, transmeton “Kosova Sot Online”

Raportohet se shqiptarja bashkëpunonte me dy shtetas greke, babë e bir të cilët janë arrestuar po ashtu.

Babë e djalë merreshin me furnizimin, transportin dhe importin e sasive të kokainës në Greqi nga vendet e huaja dhe më pas në trafikimin e tyre në Kretë.

(Kosova Sot Online)