E fshehu drogën në gomën rezervë të makinës, arrestohet shoferi

  • E.K /
  • 21 February 2023 - 14:08
E fshehu drogën në gomën rezervë të makinës, arrestohet shoferi

Një person është arrestuar nga Negorci, i cili dje u kap në pikën kufitare “Bogorodicë” me drogë, transmeton “Kosova Sot Online”.

Nga Prokuroria thonë se droga ka qenë e shpërndarë në 5 pako, në gomën rezervë të veturës “Audi”.

“Më 17 shkurt, i dyshuari ka transportuar në mënyrë të paligjshme, për shitje, lëndë narkotike – marihuanë, nga Nagorci në Republikën e Greqisë. Droga ishte e paketuar në pesë pako me peshë totale 5066,9 gram, e fshehur në bagazh, në gomën rezervë të veture Audi me targa të Gjevgjelisë. Doganierët e kanë gjetur marihuanën gjatë kontrollit në pikën kufitare ‘Bogorodicë'”, thonë nga Prokuroria.

(Kosova Sot Online)