Osmani bisedon me Steinmeier, flasin për dialogun me Serbinë

  • E.K /
  • 21 February 2023 - 15:43
Osmani bisedon me Steinmeier, flasin për dialogun me Serbinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar përmes telefonit me homologun e saj gjerman, Frank Walter Steinmeier, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në këtë bisedë të dy presidentët kanë folur edhe për dialogun me Serbinë.

Osmani e ka falënderuar Steinmeier për mbështetjen e e Gjermanisë karshi integrimit të plotë të Kosovës në institucionet euroatlantike, ndërkaq ka potencuar rëndësinë e ecjes përpara me procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

(Kosova Sot Online)