Vuçiq: Pres që brenda një dite të shohim dy-tri ndryshime

  • A.P /
  • 21 February 2023 - 16:00
Vuçiq: Pres që brenda një dite të shohim dy-tri ndryshime

Pres që situata në Ukrainë të ndryshojë në ditët e ardhshme, ka theksuar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas fjalimit të presidentit rus, Vladimir Putin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Nga deklaratat e presidentit rus Putin, duket qartë se ai do të vazhdojë të bëjë një luftë shumë intensive në Ukrainë dhe ky pozicion, ose thënë ndryshe, përshkallëzimi i konfliktit, do ta komplikojë edhe më shumë situatën e Serbisë, si politikisht, ushtarakisht dhe në të gjitha aspektet e tjera”, ka thënë Vuiq, raporton The Guardian.

“Kjo është ajo që ne prisnim dhe pres që brenda një dite të shohim dy-tri ndryshime të rëndësishme në fushën e betejës dhe ndryshime serioze në veprimet e mëtejshme politike ndaj Serbisë nga Perëndimi”.

(Kosova Sot Online)