Ky shtet jep urdhër që mësimi në shkolla të mbahet online

  • A.P /
  • 21 February 2023 - 16:12
Ky shtet  jep urdhër që mësimi në shkolla të mbahet online

Ministria e Arsimit ukrainase ka urdhëruar shkollat e Ukrainës që të mësojnë në distancë për shkak të frikës së sulmeve të përvjetorit.

Ukraina u tha shkollave të martën që të mbajnë mësim në distancë nga 22-24 shkurt për shkak të rrezikut të sulmeve raketore ruse në përvjetorin e parë të pushtimit nga Moska më 2022.

Rusia ka kryer sulme të rregullta me raketa dhe dron që nga tetori dhe Kievi thotë se Moska mund të lëshojë një breshëri të re për të shënuar përvjetorin e së premtes, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ministria e Arsimit lëshoi një deklaratë duke thënë se u kishte bërë rekomandimin shkollave “të mbrojnë jetën dhe shëndetin e të gjithë pjesëmarrësve në procesin arsimor, si masë parandaluese para përvjetorit”.

(Kosova Sot Online)