Banorët rrëfejnë: E njëjta ndjenjë frike, i njëjti ankth në Turqi

  • A.P /
  • 21 February 2023 - 16:43
Banorët rrëfejnë: E njëjta ndjenjë frike, i njëjti ankth në Turqi

Rikthehen kërkimet nën rrënoja në Turqi, pasi një tjetër tërmet i fuqishëm goditi vendin duke vrarë të paktën 3 persona. Një lëkundje me magnitudë 6.4 e shkallës rihter u regjistrua pranë qytetit të Antakya, pranë kufirit me Sirinë, aty ku lëvizjet e tokës më 6 shkurt, sollën shkatërrim masiv në të dyja vendet.

Skena paniku u panë në rrugët e Atakias në provincën e Hatai, teksa ambulancat dhe ekipet e shpëtimit nxituan për të arritur tek zonat më të prekura.

“E njëjta ndjenjë frike, i njëjti ankth. Nuk mund të hyjmë brenda; Nuk dimë çfarë të bëjmë. Zot, ki mëshirë për ne”, shprehet një banore e Dijarbakir, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Tërmetet e mëparshme u morën jetën rreth 44 mijë personave në Turqi dhe Siri, duke lënë të pastrehë dhjetëra mijëra të tjerë. të tjera godina, të cilat ishin dobësuar pas lëkundjeve të 6 shkurtit, u shembën ditën e hënë. Agjencia turke e menaxhimit të katastrofave tha se tërmeti i parë 6.4 rihter u pasua nga një tjetër me magnitudë 5.8 ndërsa u shënuan edhe dhjetëra paslëkundje. Humbjet e jetëve ndodhën në Antakya, Defne, dhe Samandag, me autoritetet që u bënë thirrje qytetarëve të mos hyjnë në godinat potencialisht të rrezikshme.

“Ishte shumë i frikshëm. Mezi qëndruam në këmbë”, thotë një tjetër banor.

Por fatmirësisht jemi mirë. Ministri i Shëndetësisë Dr Fahrettin Koca, tha se 294 persona ishin plagosur, 18 prej të cilëve në mënyrë serioze.

Mendohet se bilanci i viktimave këtë herë ishte relativisht i ulët pasi tërmeti goditi në një zonë kryesisht të zbrazët pasi u godit rëndë nga katastrofa e 6 shkurtit. Në Siri, 5 persona janë konfirmuar të vdekur, dhe 470 të plagosur thuhet të kenë kërkuar ndihmë në spital pas tërmetit të së hënës, i ndjerë edhe në Egjipt e Liban.

(Kosova Sot Online)