Përfitoi shuma parash kinse për shërim, kapet 31-vjeçari në Gjilan

  • A.P /
  • 21 February 2023 - 19:40
Përfitoi shuma parash kinse për shërim, kapet 31-vjeçari në Gjilan

Pasi dyshohet se me datën 23.10.2022 duke përdorur disa rrjete sociale dhe media ka postuar foto të personave me emra të rremë kinse kanë nevojë për ndihmë mjekësore duke kërkuar mbështetje financiare, B.K (1992) është arrestuar sot nga Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Me këtë veprime i dyshuari kishte arritur që të përvetësojë një shumë të konsiderueshme të parave.

Pas arrestimit i dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj të njëjtit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Mashtrim’’ dhe rasti do të procedohet në Prokurorinë Themelore.

Rasti vazhdon të hetohet.


(Kosova Sot Online)