Haziri: Asociacioni ishte pjesë e bisedimeve në Vjenë

  • A.P /
  • 21 February 2023 - 21:28
Haziri: Asociacioni ishte pjesë e bisedimeve në Vjenë

Tani çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë ka qenë pjesë e bisedimeve të Vjenës, ka thënë se nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Haziri tha se me pragmatizëm politik kanë arritur ta largojnë si temë diskutimi.

“Edhe çështja e Asociacionit ka qenë pjesë e bisedimeve në Vjenë, ne kemi arrit me pragmatizëm politik me eleminu, me heq prej tavoline. Përballimi i një Serbie tutore në ish-Jugosllavi, një Serbi okupatore, një Serbi me ndikim në administratën e Kombeve të Bashkuara, deri në Vjenë, neve na ka met me mujt me përballu Serbinë fqinj të Kosovës, tash është një pozicion krejt i ri që 15 vvjet spo mundemi me përballu lehtë”, tha Haziri.

Tutje, Haziri tha se tani më kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet ta përballet me Serbinë, e cila thotë se duhet të mbyllet edhe kapitulli i Serbisë fqinje.


“Tani Kosova është demontu politikisht, instiotuvcionalisht nga territori i Kosovës me prezencën e saj ushtarake dhe administrative që e ka pas, tash e sa vite nuk ekziston. Nëse ne kemi arrit me i mbyll suksesshëm këto tri faza, duhet me mbyll edhe kaptinën e Serbisë fqinjë të Kosovës, e cila deshëm apo s’deshëm ka me qenë në kufi të Kosovës. E kjo përballje i ka ra hise kryeministrit të Kosovës”.

(Kosova Sot Online)