Edukatorja e godet një fëmijë me shuplakë në fytyrë në një çerdhe në Mitrovicë, kopshti e pranon

  • E.K /
  • 22 February 2023 - 08:03
Edukatorja e godet një fëmijë me shuplakë në fytyrë në një çerdhe në Mitrovicë, kopshti e pranon

Një fëmijë i moshës 5-vjeçare është sulmuar dje fizikisht nga eduktatorja në “Kopsht dhe Çerdhe Nina” në Mitrovicë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rastin për sulmin ndaj fëmiut e ka denoncuar në polici nëna e viktimës.

Pronarja e këtij institucioni, Agnesa Shipoli Nika, në komunikatën e publikuar thotë se ka vërtetuar sulmin pas shiqimit të kamerave të këtij kopshti

Shipoli Nika, thotë se ka kontaktuar edhe me vet të dyshuarën e cila ka pranuar rastin duke thënë se i njëjti ka ndodhur në afekt, dhe se veprimin e ka bërë “pa dashje”.

Fëmiu thuhet se është goditur me një shuplakë në fytyrë.

“Menjëherë pas pranimit të këtij informacioni kam bërë shiqimin e videokamerave të institucionit meqë rast kam vërtetuar se edukatorja kishte qëlluar fëmiun S.I, me një shuplakë në fytyrë. Më pas kam ftuar edukatoren në fjalë dhe kam kërkuar sqarim lidhur me një sjellje të tillë të kundërligjshme dhe e njëjta ka pohuar se dyshimet e ngritura janë të vërteta dhe një sjellje të tillë e kam bërë në afekt pa qëllim apo pa dashje”, thotë ndër të tjera pronarja e këtij institucioni.

(Kosova Sot Online)