Ngriten temperaturat në Kosovë, kështu do të jetë moti

  • E.K /
  • 22 February 2023 - 08:15
Ngriten temperaturat në Kosovë, kështu do të jetë moti

Sot në Kosovë moti do të jetë me diell dhe vranësira, shkruan “Kosova Sot Online”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Mëngjesi do të jetë me ngrica të dobëta, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të rriten.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të sillen ndërmjet -1 dhe 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 13 deri 16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

(Kosova Sot Online)