Arrestohet serbi në Mitrovicë, iu gjetën mbi 6 mijë fishekë

  • E.K /
  • 22 February 2023 - 08:57
Arrestohet serbi në Mitrovicë, iu gjetën mbi 6 mijë fishekë

6 mijë e 300 fishekë iu kapën duke provuar t’i fusë brenda në Kosovë, në fshatin Jashanicë të Komunës së Leposaviqit, ku një person është arrestuar, përcjell “Kosova Sot Online”.

I arrestuari është Zivorad (Vidosav) Jovanoviq, dhe banon në Mitrovicë të Veriut.

“Policia gjatë kontrollit të automjetit, ka gjetur rreth 6300 (gjashtë mijë e treqind) copë fishekë. I dyshuari (J.Zh, viti i lindjes 1981) është shoqëruar në polici. I njëjti është intervistuar, ndaj tij është iniciuar rasti penal dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, lajmëroi sot Policia e Kosovës.

(Kosova Sot Online)