Çagllavicë: Nëna raporton se një person ia përdhunoi vajzën e mitur

  • E.K /
  • 22 February 2023 - 09:32
 Çagllavicë: Nëna raporton se një person ia përdhunoi vajzën e mitur

Një grua nga Çagllavica ka raportuar në Polici se vajza e saj e mitur është përdhunuar nga një person, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia ka bërë se personi i dyshuari është arrestuar.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.

“DHUNIM- Çagllavicë 20.02.2023 – 20:30. Ankuesja, femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj e mitur është përdhunuar nga një i dyshuar mashkull kosovar. Njësitet policore të hetimeve kanë arrestuar të dyshuarin, lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)