Takimi i 27 shkurtit, Vuçiq: Unë do të flas për Asociacionin

  • E.K /
  • 22 February 2023 - 10:25
Takimi i 27 shkurtit, Vuçiq: Unë do të flas për Asociacionin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka parashikuar atë se çfarë do të ndodhë në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, trasnemton “Kosova Sot Online”.

Ai thotë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të jetë temë diskutimi në këtë takim me Kurtin.

“Dhe për sa i përket atij (Kurtit), ne e dimë se ai kurrë nuk do ta kishte formuar atë. Ai do të bëjë maksimumin dhe do të shkojë me variantin – ‘po, po, pranoj gjithçka, por fillimisht Serbia na njeh dhe pastaj do ta formojmë Asociacionin'”, tha Vuçiq për TV Pink.

(Kosova Sot Online)