Vushtrri: Vëllai raporton në polici se i është zhdukur vëllai

  • E.K /
  • 22 February 2023 - 10:30
Vushtrri: Vëllai raporton në polici se i është zhdukur vëllai

Një person në Vushtrri është zhdukur para dy ditësh, shkruan “Kosova Sot Online”.

Vëllai i tij e ka paraqitur rastin në Policinë e Kosovës, ku ai ka treguar se vëllai i tij i zhdukur është më aftësi të kufizuara.

Kurse, policia është duke e hetuar këtë rast.

“Fsh. Begaj, Vushtrri 21.02.2023 – 09:50. Ankuesi mashkull kosovar njofton me datën 20.02.2023 rreth orës 12:00 ka dalë nga shtëpia vëllai i tij, i cili është me aftësi të kufizuara dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij, rasti vazhdon te hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.

(Kosova Sot Online)