'Çmendet' 54-vjeçari, rreh bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur, policia i gjen në banesë 2 granata luftarake

  • E.K /
  • 22 February 2023 - 10:44
'Çmendet' 54-vjeçari, rreh bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur, policia i gjen në banesë 2 granata luftarake

Një person 54-vjeçar është arrestuar në Kukës, pasi ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij të mitur, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në banesë të autorit u gjetën 2 granata luftarake të cilat janë sekuestruar.

Njoftim i Policisë

Gjatë kontrollit në banesën e kësaj familjeje, Policia gjeti dhe sekuestroi 2 granata.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin G. Ç., 54 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre të mitur.

Gjatë kontrollit në banesën në pronësi të shtetasit G. Ç., shërbimet e Policisë gjetën 2 granata luftarake, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

(Kosova Sot Online)